Xhemajli paralajmëron për “vërshim” vaksinash

Xhemajli paralajmëron për “vërshim” vaksinash

21:48, 10/05/2021

Hulumtuesja e politikave shëndetësore, Hana Xhemajli, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se në Kosovë do të vijnë një numër i madh i vaksinave prej BE-së dhe aleancave të ndryshme që kanë premtuar përkrahje për vendet në zhvillim.

Ajo ka treguar se cilët persona janë në plan që të vaksinohen.

“Përmbi 18 vjet. Ka diskutime që duhet të vaksinohen edhe personat 12-18 vjet por kjo është faza fillestare. Më pëlqen që pandemia është në fokus dhe po trajtohet me seriozitetin që e ka. Nga ajo që kemi parë në hartimin e strategjive Kosova do të ketë numër të madh të vaksinave se sa rajoni. Ardhja e vaksinave dhe vaksinimi i popullatës janë dy gjëra të ndryshme. Vaksinat mund të vijnë këtu por vaksinimi duhet të ndodhë sa më shpejt. A jemi të gatshëm të vaksinojmë gjithë popullatën nëse nuk ka vaksinim nuk ka dalje prej pandemisë dhe dalje prej të gjitha problemeve që i ka Kosova”, ka thënë ajo.

Xhemajli ka treguar edhe sa persona duhet të vaksinohen në Kosovë.

“I kemi 1.2 milionë persona që duhet të vaksinohen. Faza e parë i ka përfshirë stafin mjekësorë dhe personat mbi 75 vjec”, shtoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco