Ndodh edhe kjo! Studentes i injektohen 6 doza të vaksinës Pfizer

Ndodh edhe kjo! Studentes i injektohen 6 doza të vaksinës Pfizer

19:14, 10/05/2021

Një vajze 23-vjeçe në Itali i janë injektuar 6 doza të vaksinës Pfizer-BioNTech kundër COVID-19 si pasojë e gabimit të infermieres, e cila në vend të një doze i injektoi të gjithë shishen.

Stafi mjekësor në Toscana menjëherë pranoi se diçka kishte shkuar keq.

Por sipas medieve, vajza është në gjendje të mirë.

Simptomat?

Mjekët janë shprehur se 23-vjeçarja kishte vetëm dhimbje koke të lehtë.

“Është e qartë se ky është një gabim i madh nga infermierja” tha nëna e studentes.

Një incident i ngjashëm ka ndodhur në Gjermani, por me pesë doza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco