Kështjella e Drakulës kthehet në qendër vaksinimi

Kështjella e Drakulës kthehet në qendër vaksinimi

17:44, 10/05/2021

Askujt nuk ja merrte mendja se Shtëpia e Drakulës, mund të ndihmonte me luftën kundër Covid-19.

Për të përshpejtuar procesin e vaksinimit, autoritetet në Rumani, vendosën të shndërrojnë në një qendër vaksinimi Kështjellën e Drakulës, e cila ndodhet në rajonin Bran.

 

“Targeti kryesor janë turistët rumunë, të cilët shpenzojnë fundjavat e tyre në rajonin Bran, por njerëzit e tjerë nga komuniteti nuk përjashtohen dhe e njëjta gjë vlen edhe për punonjësit e kështjellës.”, tha Alexandru Priscu, drejtori i marketingut në këtë kështjellë.

 

Mes misterit dhe historisë që ofron kështjella, turistët nuk e kanë aspak problem të afrohen pranë pikave të inokulimit të vaksinës Pfizer.

 

“Unë erdha me familjen time në kështjellë, pashë banderolën dhe doja të zbuloja më shumë. Kështu që mora guximin dhe pranova vaksinimin.”, u shprej Liviu Necula, një turist.

Kush do të zgjedhë të vaksinohet atje, do të marrë një çertifikatë imunizimi të Kështjellës Bran, e do të përfitojë hyrjen falas në sallën e instrumenteve mesjetare të torturës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco