Mbi 15 milionë persona në Angli kanë marrë dy dozat e vaksinës Anti-COVID

Mbi 15 milionë persona në Angli kanë marrë dy dozat e vaksinës Anti-COVID

16:50, 10/05/2021

Më shumë se 15 milionë njerëz në Angli kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë kësaj të hënë u realizuan 233, 651 vaksinime ndërsa që nga muaji dhjetor në të gjithë vendin janë vaksinuar 44, 683,075 persona.

Ndërkohë deri më tani 29, 651,554 persona kanë marrë një dozë të vaksinës anti-Covid.

Nga ana tjetër ministrja e Shëndetësisë, Nadine Dorries është shprehur se rezultatet për situatën epidemiologjike janë pozitive, por bën thirrje për kujdes dhe ndërgjegjësim për të shmangur përhapjen e virusi, transmeton Abc News.

Reklamë

Rastet e reja, shtrimet në spitale si edhe numri i viktimave duket se janë në rënie, ndërsa vaksina ka luajtur rolin e saj pozitiv dhe se rreziku i alarmit është ulur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco