Veç kështu mund ta dallosh nëse je grip e jo me COVID

Veç kështu mund ta dallosh nëse je grip e jo me COVID

10:19, 07/05/2021

Ashtu si gripi, Covid-19 zakonisht fillon me ethe, lodhje dhe kollitje. Sidoqoftë, shumë faktorë duke filluar nga shkaktarët e deri te komplikimet – i veçojnë të dy sëmundjet e frymëmarrjes.

Këto sëmundje ndryshojnë disi në simptoma, megjithëse ka ende detaje në lidhje me simptomat dhe përparimin e sëmundjes për Covid-19 shkruan VeryËellHealth

Përderisa gripi sezonal vjen papritur, periudha e inkubacionit – periudha kohore midis kontraktimit të virusit dhe shfaqjes së simptomave – është 1 deri në 4 ditë.

Zakonisht shkakton disa simptoma si: ethet ose dridhje, kollitje, dhimbje të fytit, hunda e lëngshme ose e zënë, dhimbje të muskujve ose trupit, dhimbje koke, lodhja si dhe të vjella dhe diarre (më e zakonshme tek fëmijët sesa tek të rriturit).

Në anën tjetër, simptomat Covid-19 mund të shfaqen 1 deri në 14 ditë pas ekspozimit fillestar. Më së shpeshti përfshijnë: ethe, kollë i thatë, lodhje, dhe gulçim.

Disa pacientë përjetojnë simptoma shtesë: Dhimbje të fytit, hunda e lëngshme ose e zënë, dhimbje trupi, diarre, humbja e shijes ose nuhatjes.

Përafërsisht një në çdo gjashtë persona me Covid-19 do të sëmuret rëndë.

Të dy – Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thonë se vështirësia në frymëmarrje është një simptomë që kërkon kujdes mjekësor, pavarësisht nëse shkaku mendohet të jetë gripi, koronavirusi ose diçka tjetër.

Në një konferencë për shtyp të 3 marsit, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se globalisht, Covid-19 shkakton sëmundje më të rëndë sesa gripi sezonal.

Arsyeja? Shumë njerëz në të gjithë botën kanë krijuar imunitet ndaj llojeve sezonale të gripit. Por meqenëse Covid-19 është krejt e re, askush nuk ka imunitet.

Si gripi ashtu edhe Covid-19 mund të përhapen nga pikat e frymëmarrjes nga një person i infektuar.

Por të dhënat aktuale të OBSH-së sugjerojnë që një person me Covid-19 infekton mesatarisht nga 2 deri në 2.5 persona, krahasuar me dikë me grip sezonal, i cili do të infektojnë mesatarisht 1.3 persona.

Poashtu, OBSH-ja thotë se gripi përhapet më shpejt se Covid-19, pasi ka një periudhë më të shkurtër inkubacioni dhe një kohë më të shkurtër midis rasteve të njëpasnjëshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco