Vdekja e Guljem Radoja/ Drejtori i ‘Shefqet Ndroqit’: Aktori kishte hypertension, duhet ta kishte …

Vdekja e Guljem Radoja/ Drejtori i ‘Shefqet Ndroqit’: Aktori kishte hypertension, duhet ta kishte …

21:57, 05/05/2021

Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi, ndërsa foli për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur, Guljelm Radoja, tha se kishte dy faktorë risku që ndikuan në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

I ftuar në "Real story", Kapisyzi u shpreh se aktori kishte hipertension dhe pak mbipeshë. Po ashtu ai u shpreh se Radoja duhej ta kishte kuptuar në kohë sëmundjen, pasi monitorimi dhe kujdesi në kohë ka shumë rëndësi.

“Gjendja e Guljelm Radojës ishte e rëndë. Covid është i pabesë dhe si i tillë kapet pak me vonesë. Guljemi u mjekua në Spitalin e Durrësit, pati një përmirësim, pastaj vetëm kur lajmëruan se do e sjellim se është intubuar.

Kishte hipertension dhe pak mbipesha, që ishin faktorë risku. Ka edhe të rinj, që ndërrojnë jetë pa sëmundje shoqëruese. Duhej ta kishte kuptuar në kohë. Ka shumë rëndësi monitorimi dhe kujdesi në kohë”, u shpreh Kapisyzi.

Aktori Guljelm Radoja nuk ia doli që të fitonte betejën me koronavirusin ku sot mbylli sytë përgjithmonë. Prej gati një muaj ai ishte infektuar me COVID, ku gjendja e tij u përkeqësua për pasojë ditën e djeshme u shtrua te spitali 'Shefqet Ndroqi', por nuk mundi ta fitonte betejën me këtë virus të pabesë. Lajmi u konfirmuar sot nga djali i tij, pianisti Red Radoja.

Kolegët e tij bën apel për ta dërguar për kurim jashtë shtetit, por gjendja e tij shëndetësore nuk ia lejonte.  Radoja "do të bashkohet" me artistët e tjerë që COVID-i i mori jetën si Muharrem Fejzo, Arben Bajo, Koço Devole apo edhe Kujtim Prodani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco