Tjetër humbje në radhët e ‘bluzave të bardha’, psikiatri i njohur humb jetën nga Covid-19

Tjetër humbje në radhët e ‘bluzave të bardha’, psikiatri i njohur humb jetën nga Covid-19

20:53, 10/04/2021

Pasditen e sotme, psikiatri i njohur në Krujë Përparim Pengili, ka ndërruar jetë si pasojë e virusit vdekjeprurës Covid-19.

Psikiatri Pengili, 72 vjeç, ka ndërruar jetë në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë, ku kishte tre ditë i shtruar.

Sipas informacioneve, doktor Pengili ka vijuar punën deri në shkurt të këtij viti.

Lajmin e keq e kanë dhënë kolegët e doktorit në spitalin e Krujës, të cilët shprehim ngushëlimet për familjatët. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco