Si mund ta bëni vetë në shtëpi testin e shpejtë për COVID-19

Si mund ta bëni vetë në shtëpi testin e shpejtë për COVID-19

07:51, 08/04/2021

Greqia ka futur vetë-testimet për COVID-19 me detyrim për disa kategori, mes të cilëve për nxënësit e shkollës së mesme dhe mësuesit, që duhet të bëhet në shtëpi nga 24 në 48 orë përpara dhe rezultati (pozitiv ose negativ) do të deklarohet.

Nëse rezultati është pozitiv, do të kryhet një provë e shpejtë për zbulimin e shpejtë të antigjenit (test i shpejtë) në një strukturë të shëndetit publik.

Por si mund të bëhet testi nga vetë qytetarët? Ministria greke e Shëndetësisë ka postuar një video informuese se si kryhen vetë-testet. “Vetë-testimi është një proces i thjeshtë” tha Ministri i Arsimit, Niki Kerameos.

Çdo qytetar grek ka të drejtë për një vetë-testim falas një herë në javë, katër në muaj, për një periudhë prej dy muajsh.

Testi do të jetë i detyrueshëm për studentët, mësuesit, personat që punojnë në turizëm, hotelierisë, transportit detar, prodhimtarisë, ndërmarrjeve të mëdha, shitjes me pakicë dhe gjykatave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco