Kosovës i janë ofruar 1 milion vaksina, 15 euro doza?

Kosovës i janë ofruar 1 milion vaksina, 15 euro doza?

09:01, 07/04/2021

Në emisionin “Debat Plus” sonte është diskutuar për masat  e fundit që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në luftën kundër coronavirusit.

“Ka informacione që Kosovës i janë ofruar vaksina AstraZeneca me çmimin 15 euro copa. Një milion mund të vijnë në Kosovë brenda dy jave”, ka thënë moderatori

“Dyfishin e paguajmë ne bizneset, nëse Qeveria nuk ka para për të blerë vaksina”, ka deklaruar Ardian Hoxha nga Shoqata e gastronomëve.

Ndërsa Berat Rukiqi ka deklaruar se qeveria ka thënë se buxheti për vaksinat nuk mungon por janë proceduara tjera që nuk po ua lejojnë mundësinë të blejnë më shumë vaksina.

“Unë mendoj se ka buxhet për vaksina. Unë ja kam ofruar edhe ministrit këtë diskutim, por ai ka qenë falënderues për këtë ide duke thënë se buxhet ka mjaftueshëm. Edhe mjetet që kanë qenë të dedikuara për rimëkëmbje ekonomike, rreth 40 milionë euro janë dedikuar për vaksina që mendojë se janë të mjaftueshme”, tha Rukiqi.

Rukiqi thotë se pa imunizim të qytetarëve nuk mund të ketë imunizim të ekonomisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco