Vetëm brenda një jave, mbi 3 mijë të infektuar me Covid në Kosovë

Vetëm brenda një jave, mbi 3 mijë të infektuar me Covid në Kosovë

17:06, 04/03/2021

Mbi 3000 të infektuar me COVID-19 vetëm brenda 1 jave në Kosovë ku ditëve të fundit janë shtuar rastet e të prekurve me COVID-19. 

Vetëm në 24 orët e fundit kanë rezultuar 591 persona pozitiv me coronavirus dhe 7 persona të tjerë kanë humbur betejën me COVID-19.

Edhe ditëve të tjera numri i të infektuarve me coronavirus ka qenë i madh.

E brenda një jave janë mbi 3 mijë raste që kanë rezultuar pozitiv nga testimet e bëra nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Gjithsejtë 3438 persona janë infektuar me coronavirus vetëm në javën e fundit. 

Ndërkaq në shtatë ditët e fundit 40 qytetarë kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Momentalisht janë gjithsejtë 8,703 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

E numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 71.344. 

Kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.014 raste.

E javëve të fundit janë shtuar edhe testimet nga ana e IKSHPK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco