Italia do t’u japë vetëm një dozë të vaksinës atyre që kanë qenë të infektuar me coronavirus

Italia do t’u japë vetëm një dozë të vaksinës atyre që kanë qenë të infektuar me coronavirus

13:12, 04/03/2021

Italia do t’u japë vetëm një dozë të vaksinës anti-COVID personave që e kanë kaluar COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka dalë me një komunikatë në lidhje me këtë, ndërsa ka thënë se rekomandimi vlen për personat që kanë qenë me COVID-19 tre deri gjashtë muaj më parë.

“Një dozë e vaksinës mund të shqyrtohet për individët që ishin të infektuar më herët me SARS-CoV-2, pavarësisht nëse kishin simptome apo ishin asimptomatik”, thuhet në deklaratë të Ministrisë.

Franca dhe Spanja kanë rekomanduar gjë të ngjashme muajin e kaluar.

Italia, që ka një popullatë rreth 60 milionë banorë, ka vaksinuar 4.76 milionë persona me vaksina anti-COVID, ndërsa 1.5 milionë prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco