Bashkimi Evropian fillon rishikimin e vaksinës Sputnik V të Rusisë

Bashkimi Evropian fillon rishikimin e vaksinës Sputnik V të Rusisë

13:07, 04/03/2021

Mbikëqyrësi i vaksinave në Evropë ka nisur një rishikim të vaksinës kundër COVID-19, Sputnik V, të prodhuar nga Rusia.

Agjencia Evropiane e Barnave tha në një deklaratë të enjten se rishikimi bazohet në rezultatet e studimeve laboratorike dhe studimeve klinike tek të rriturit.

“Këto studime tregojnë se Sputnik V shkakton prodhimin e antitrupave dhe qelizave imune që synojnë coronavirusin SARS-CoV-2 dhe mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër COVID-19”.

“EMA do të vlerësojë të dhënat ndërsa ato bëhen të disponueshme për të vendosur nëse përfitimet i tejkalojnë rreziqet. Rishikimi do të vazhdojë derisa të ketë prova të mjaftueshme për aplikimin zyrtar të autorizimit të marketingut”.

Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi Sllovakia u bë shteti i dytë anëtar i Bashkimit Evropian, pas Hungarisë, që mori dërgesat e vaksinës së prodhuar nga Rusia, pavarësisht se nuk u miratua nga rregullatori, duke thelluar një krizë politike në vendin e Evropës Lindore.

EMA ka miratuar deri më tani tre vaksina për përdorim në të gjithë bllokun.

Ato u zhvilluan nga Pfizer/BioNTech, AstraZeneca/Universiteti i Oksfordit dhe Moderna.

Ndërkohë ky institucion po vlerëson vaksinën nga Johnson&Johnson dhe pritet të japë aprovimin e tij në mes të marsit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco