Po vazhdon testimi për COV?D-19 edhe në këto fshatra të Prizrenit

Po vazhdon testimi për COV?D-19 edhe në këto fshatra të Prizrenit

13:37, 02/03/2021

Përderisa në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bajram Curr po vazhdon intensivisht realizimi i testeve të shpejta (rapide) për COV?D-19, për shkak të rritjes së numrit të pacientëve, kemi vendosur që këto teste nga sot t'i realizojmë edhe në QMF-të e fashtrave Gjonaj, Reçanë, Korishë dhe Zhur, tregon kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka.

Ai tregoi se në këtë mënyrë, përveçse do e ulin intensivitetin e punës në QKMF dhe QMF në Bajram Curr, po ashtu do t'i eliminojmë lëvizjet e qytetarëve, eventualisht të prekur me COVID-19,  gjë që e parandalon përhapjen e virusit.

"Me këtë rast dua të rikujtoj që përveç këtyre testeve, Komuna e Prizrenit është njëra nga komunat e para në Kosovë, që ka kompletuar pakon e shërbimeve për Covid-19, duke i realizuar edhe: Testet e D-Dimer-it, Rentgenin e mushkërive,  Analizat tjera të nevojshme dhe 
Testet serologjike", tha Haskuka, 

Kryetari i Prizrenit, tregoi se virusi është ende në mesin tonë dhe ne si qeverisje lokale, së bashku me stafin shëndetësor, vazhdimisht jemi në kërkim të mënyrave të reja për ta luftuar atë.

Ai i ftoj të gjithë qytetarët që të kujdesen për veten, familjen dhe miqtë e tyre duke mbajtur maskën, distancën dhe pastërtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco