Thirrja e infektologut: Numri me Covid po rritet, respektoni masat që mos të kthehen ato shtrënguese

Thirrja e infektologut: Numri me Covid po rritet, respektoni masat që mos të kthehen ato shtrënguese

18:27, 01/03/2021

Infektologu Izet Sadiku ka deklaruar se situata me koronavirusin po vazhdon të jetë shumë problematike, shkruan Syri. net Kosova.

Ai ka thënë se duke pasur parasysh se në Kosovë ende nuk ka filluar vaksinimi dhe duke pasur parasysh se kemi pasur rritje të rasteve javën e fundit, do të duhet që të vazhdoj respektimi i masave parandaluese me qëllim që të mos kthehen masat shtërnguese të cilat sipas tij do të ishin të dëmshme edhe për shëndetin mendor dhe për zhvillimin ekonomik.

Shkrimi i tij i plotë:

COVID-19

Situata me COVID-19 po vazhdon të jetë shumë problematike.

Në njërën anë kemi luftën për të shtuar numrin e të  vaskinuarëve i cili po has në shumë vështërsi dhe

Në disa shtete kemi pasur  rritjen e rasteve të reja dhe disa shtete të cilat i kanë rritur masat shtêrnguese.

Duke pasur parasysh se në Kosovë ende nuk ka filluar  vaksinimi  dhe  duke pasur parasysh se kemi pasur rritje të rasteve javën e fundit do të duhet që të vazhdoj respektimi i masave parandaluese  me qëllim që të mos kthehen masat shtërnguese të cilat do të ishin të dëmshme edhe për shëndetin mendor  dhe jo vetëm,edhe për zhvillimin ekonomik.

Prandaj  duhet secili nga të kontribojmë  në parandalimin e rritjes se rasteve të reja duke :

Përdor maskën,

Mbajtje distancën

Mbaje higjenën personale

Ne kemi ditur që me sjellen tonë të kontribojmë në zvogëlimin e rasteve të reja me COVID 19, sepse ashtu shpëtojmë jetë  dhe kontribojmë në zhvilim ekonomik.

COVID-19 Situata me COVID-19 po vazhdon të jetë shumë problematike. Në njërën anë kemi luftën për të shtuar numrin e...

Posted by Izet Sadiku on Monday, March 1, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco