Studimi shkencor: Një dozë e vetme e Pfizer mbron fort ata që kanë kaluar Covid-19

Studimi shkencor: Një dozë e vetme e Pfizer mbron fort ata që kanë kaluar Covid-19

17:11, 26/02/2021

Dy studime të reja mbështesin konkluzionet për dhënien e vetëm një doze të vaksinës Pfizer për njerëzit që kanë antitrupa kundër virusit.

Për njerëzit që kanë pasur Covid-19, një dozë e vetme e vaksinës Pfizer është e mjaftueshme për të siguruar mbrojtje të fortë nga koronavirusi, sipas dy studimeve të reja britanike, që u botuan të enjten në The Lancet, një revistë e njohur mjekësore.

Një nga studimet, i udhëhequr nga studiuesit në University College London dhe Shëndeti Publik në Angli, hodhi dritë mbi përfitimet e kësaj strategjie.

Këto zbulime mund të përshpejtojë injektimin e vaksinave tem ë shumë persona dhe nga ana tjetër mund të parandalojë mutacione të reja të rrezikshme.

"Mbulimi më i gjerë pa cenuar imunitetin e shkaktuar nga vaksinat mund të ndihmojë në zvogëlimin e shfaqjes së mutacioneve", tha gazeta.

Përgjigjet imune të njerëzve ndaj infektimit janë shumë të ndryshueshme: Shumica e njerëzve prodhojnë antitrupa të konsiderueshëm dhe me jetëgjatë, ndërsa të tjerët që kishin infeksione më të lehta prodhojnë relativisht pak, duke e bërë të vështirë të dihet se sa të mbrojtur janë nga virusi.

Vaksinat veprojnë si një lloj përforcuesi për përgjigjet imune të atyre njerëzve, duke nxitur mjaft antitrupa për të ofruar mbrojtje.

Por një dozë e vetme, në vend se protokolli i plotë me dy doza, është e mjaftueshme për ata që janë infektuar dhe e kanë kaluar, kanë sugjeruar një numër studimesh./ nytimes/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco