Covid-19/ Mbi 100 milion infeksione në gjithë botën, 3 muajt e fundit shifrat u dyfishuan

Covid-19/ Mbi 100 milion infeksione në gjithë botën, 3 muajt e fundit shifrat u dyfishuan

17:29, 27/01/2021

Ndërsa shumë vende po përballen me probleme të qasjes, furnizimit dhe shpërndarjes së vaksinave kundër koronavirusit, numri i të infektuarve në botë që nga fillimi i pandemisë i ka tejkaluar të 100 milionë rastet dhe më shumë se 2.1 milionë njerëz kanë humbur jetën.

U deshën rreth 11 muaj që infeksionet në të gjithë botën të arrinin 50 milionë dhe tre të tjerë që shifra të rritej në 100 milionë. Pesë vende kanë pësuar më shumë se 100,000 vdekje si pasojë e virusit, mes tyre Britania, e cila e kapërceu këtë prag të martën.

Zyrtarët e shëndetit publik vazhdojnë të këshillojnë njerëzit të ndërmarrin hapa të tillë si mbajtja e maskave, distancimi fizik si dhe shmangia e grumbullimeve të mëdha, si masa për të parandaluar përhapjen e virusit.

Disa qeveri kanë rikthyer bllokimet në shkallë të ndryshme, për shkak të rritjes së nivelit të infeksioneve. Aktualisht rreth 56 vende kanë filluar të vaksinojnë popullatën e tyre, pas një gare mes kompanish të shumta për të zhvilluar vaksina efektive kundër COVID-19.

Por në kushtet kur një numër në rritje vendesh të mëdha po porosisin vaksina në sasi të mëdha, Organizata Botërore e Shëndetësisë e të tjera organizata kanë paralajmëruar rreth asaj që e quajnë "nacionalizmi i vaksinave", që rrezikon të lërë jashtë popullsinë e vendeve të tjera./ VOA/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco