Vaksina fajtore për variantin e ri të koronavirusit?

Vaksina fajtore për variantin e ri të koronavirusit?

15:45, 27/01/2021

Presidenti i Tanzanisë, që dikur ka punuar si mësues i kimisë, John Magufuli, e ka dhënë një deklaratë të çuditshme. Sipas tij, vaksinat kundër koronavirusit po shkaktojnë raste të reja të infeksioneve.

“Nëse njeriu i bardhë do të mund të sillte vaksina, atëherë do të vinin vaksinat kundër AIDS-it, tuberkulozi do t’i përkiste të kaluarës, vaksinat për malarien dhe kancerin do të zbuloheshin”, tha Magufuli gjatë një organizimi në qytetin e lindjes, Gieta.

Ai gjithashtu paralajmëroi që banorët e Tanzanisë të mos përdoren si derra për vaksina, shkruan The Guardian

Politikani që nuk ofroi dëshmi për pretendimet e tij është kritikuar shumë pasi vitin e kaluar e shpalli të mposhtur koronavirusin në Tanzani.

Shteti i Afrikës Lindore nuk i ka freskuar të dhënat për rastet e konfirmuara me Covid-19 që nga mesi i vitit të kaluar, duke e lënë shifrën në vetëm 509, ndonëse në Tanzani jetojnë rreth 60 milionë njerëz.

Megjithatë, autoritetet dhe Kisha Katolike duket se janë duke u tërhequr nga kjo qasje pasi disa pjesë të Afrikës po përballen me rritje të madhe të numrit të rasteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco