Një 54-vjeçar nga Vushtrria humb jetën nga COVID-19

Një 54-vjeçar nga Vushtrria humb jetën nga COVID-19

15:15, 27/01/2021

Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.

IKSHK ka bërë të ditur se gjatë 24-orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë edhe 301 qytetarë.Sipas njoftimit, një 54-vjeçar nga komuna e Vushtrrisë.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Gjakovë 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (61 vjeç), Skenderaj 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (54 vjeç)”, thuhet në njoftim.Njoftimi i plotë:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.325 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 301 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 58.988 raste nga 225.830 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.479 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 181 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.518 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.991.Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 127 raste, Ferizaj 19 raste, Podujevë 18 raste, Gjakovë 16 raste, Suharekë 16 raste, Pejë 15 raste, Malishevë 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Lipjan 13 raste, Prizren 11 raste, Dragash 5 raste, Kaçanik 5 raste, Klinë 5 raste, Obiliq 5 raste, Rahovec 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Gjilan 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Graçanicë, Istog, Junik dhe Shtërpcë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco