110 raste aktive me COVID-19 në Malishevë, deri tani 41 viktima

110 raste aktive me COVID-19 në Malishevë, deri tani 41 viktima

16:00, 24/01/2021

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në territorin e kësaj komunë, pesë persona janë shëruar nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar dy raste të reja.

Nga kjo komunë është bërë e ditur se nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 41 persona, janë shëruar 543 persona, ndërsa 110 raste janë ende aktive me virus.

“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot me COVID-19 janë regjistruar 694 raste, prej tyre, 543 janë shëruar, 41 kanë vdekur dhe aktiv me COVID-19 janë edhe 110 raste” është thënë nga kjo komunë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco