Ekspertët: Personat e vaksinuar mund të infektojnë të tjerët

Ekspertët: Personat e vaksinuar mund të infektojnë të tjerët

18:26, 21/01/2021

Ekspertët besojnë se personat e vaksinuar kundër Covid-19 mund ta kalojnë virusin sërish te të tjerë.

Sipas gazetës BILD, kjo është sidomos e mundur me vaksinën e AstraZeneca, e cila ka treguar se nuk ofron mbrojtje për të ashtuquajturat palë të treta.

Te majmunët e vaksinuar u vu re se pavarësisht se nuk sëmuren nga virusi, ky i fundit gjendet sërish për ditë të tëra në fytin e kafshëve.

Edhe te punonjësit e shëndetit publik u vu re se ata e kanë virusin në trup edhe pse janë vaksinuar.

Gjërat duken më mirë me vaksinat RNA të Biontech dhe Moderna. Në rastin e majmunëve të infektuar u vu re se një ditë pas vaksinimit, ata nuk kishin virus në trup.

Kurse për njerëzit nuk është kryer akoma një studim.

Ekspertët shtojnë se në momentin që arrihet imuniteti i tufës, ky nuk do të jetë më një problem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco