Britani e Madhe/ Deri në fund të qershorit do të vaksinohet çdo qytetar i rritur

Britani e Madhe/ Deri në fund të qershorit do të vaksinohet çdo qytetar i rritur

17:29, 17/01/2021

Qeveria britanike i ka vënë një afat vetes: Çdo i rritur të vaksinohet deri në fund të Qershorit.

Qeveria shpreson që përhapja e re masive e Covid-it të ngadalësohet me vaksinimin e qytetarëve, vaksinime që mund të shkojnë deri në 4-5 milion qytetarë në javë.

Firma franceze e ilaçeve ‘Valneva’ është pak ‘ditë larg’ prodhimit të 60 milion dozave për Mbretërinë e Bashkuar.  

Që të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të vaksinohen nga deri në fund të muajit qershor dhe ky është një lajm i mirëpritur nga qeveria, që ka përshëndetur imunizimin masiv përmes vaksinimit si mënyrë për të hequr bllokimin total.

Image

‘Mail on Sunday’ ka zbuluar se firma franceze e ilaçeve Valneva është vetëm 'ditë larg' nga fillimi i prodhimit të vaksinës për Britaninë që do të marrë 60 milionë doza.

Vendi është duke ecur përpara me fushatën më të madhe të vaksinimit, ku deri të shtunën janë vaksinuar mbi 3.5 milion njerëz, të cilët kanë marrë dozat e para.

Dy vaksina janë duke u përdorur aktualisht në Britani, ajo e Pfizer-BioNTech dhe Oxford-AstraZeneca.

Boris Johnson ka thënë se qeveria shpresonte të vaksinonte 15 milion njerëzit më të rrezikuar nga koronavirusi deri në mes të shkurtit, me shpresën se do të kishte injektuar 'dhjetëra miliona' vaksina deri në prill.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco