Piktori i njohur shtrohet në spital nga Covid, mesazhi i vajzës

Piktori i njohur shtrohet në spital nga Covid, mesazhi i vajzës

16:55, 17/01/2021

Piktori i njohur Mustafa Arapi është shtruar në spitalin Covid-2, pasi është prekur nga COVID-19.

Ndërsa vajza e tij, Dorina Arapi në një mesazh u ka bërë apel institucioneve përkatëse duke u shkruar: Kujdesuni për të, është vlerë kombëtare

Lajmin e shtrimti e dha vetë vajza e tij përmes një statusi në rrjetin e saj social Facebook, ku edhe i ka bërë apel institucioneve përkatëse në mënyrë që të kujdesen për të dhe ti japin vëmendjen e duhur për shërim sa më të shpejtë. 

“Por i drejtohem Kryeministrit z. Edi Rama, Ministres së shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu, që shteti dhe institucionet të japin vëmendjen e duhur për babain tim dhe për këtë personalitet të kulturës shqiptare. Unë e dua babain tim me jetën time, por ai është dhe një Vlerë për shtetin e kulturën shqiptare.“, shkruan ajo në postim.

Në fund ajo ka falënderuar këdo për ndihmën dhe vëmendjen, duke i ftuar të shpërndajnë këtë mesazh.

Mesazhi i vajzës, Dorina Arapi

Dje babi im, Mustafa Arapi, u shtrua në spitalin "Shefqet Ndroqi". Për shkak të kovidit, i është prekur një pjesë e mushkërive.

Mustafa Arapi, babai im, është baba e bashkëshort i shkëlqyer, mik, njeri i nderuar, piktor i nivelit botëror, restaurator i shkëlqyer me një kontribut prej 40 vjetësh në fushën e restaurimit. Nga puna e tij restauruese, sot brezat e rinj dhe kultura shqiptare trashëgon dhe admiron Onufrin, Qipriotin, Çetirët, Zografët, banesa tradicionale, kisha, afreske, ikona e studimeve e plot të tjera. Pedagog, artist, studiues, pjesëmarrës i lëvizjeve të dhjetorit '90, Mustafa Arapi meriton vëmendjen maksimale të shtetit, pavarësisht të gjitha shërbimeve që mjekët e infermierët po i ofrojnë. I falënderoj shumë mjekët,  infermierët e gjithëkënd në spital që po i dedikohen pacientëve në këto momente të vështira!

Por i drejtohem Kryeministrit z. Edi Rama, Ministres së shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu, që shteti dhe institucionet të japin vëmendjen e duhur për babain tim dhe për këtë personalitet të kulturës shqiptare.

Unë e dua babain tim me jetën time, por ai është dhe një Vlerë për shtetin e kulturën shqiptare.

Ju faleminderit nga zemra gjithëkujt për ndihmën e vëmendjen!

Shpërndajeni këtë mesazh,... kush dëshiron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco