Ndahet nga jeta prej Covid-19, Kasem Hysenbelliu, pronari i njohur i mediave

Ndahet nga jeta prej Covid-19, Kasem Hysenbelliu, pronari i njohur i mediave

09:03, 05/12/2020

Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, Kasem Hysenbelliu, pronar i njohur i disa mediave në Shqipëri, për shkak të COVID-19.

Z. Kasem Hysenbelliu ishte vitet e fundit, President i “Fax News”.  Hysenbelliu u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi, ku ishte duke u kuruar prej disa javësh, e ku nuk mundi që të fitonte dot betejën me Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekve dhe lutjeve të familjarëve, miqve dhe të gjithëve atyre që e kanë njohur.

Hysenbelliu themeloi dhe administroi TV Fax News që nga tetori 2017, ndërsa sot është dhe 4-vjetori i krijimit të Faxweb.al, që daton në treg që nga data 5 dhjetor të 2016-tës.

Zoti Hysenbelliu themeloi të parin televizionin të pavarur në vend dhe aktualisht, Fax News u përpoq ta shndërronte në zërin e njerëzve të thjeshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco