Ky i ri parashikoi koronavirusin, ka një njoftim të frikshëm për muajin shkurt të vitit 2021

Ky i ri parashikoi koronavirusin, ka një njoftim të frikshëm për muajin shkurt të vitit 2021

11:18, 03/12/2020

Luthais McCrash, që specializoi në modelimin matematik, nuk është larguar nga shtëpia e tij që nga muaji mars beson se do të vazhdojë të bëjë kërdi edhe vitin që vjen.

Në fillim të pandemisë ai parashikoi atë që njerëzit nuk e besonin.

“Në të vërtetë është më e vështirë të bësh një parashikim tani. Në fillim shumë më tepër nga popullsia po bënin siç u tha. Tani është më e vështirë të parashikosh sepse ka shumë rrjedhshmëri”, tha ai, shkruan Daily Mirror.

“Unë them se po ngre një hipotezë. Por pikëpamja ime, qoftë e gabuar, është se virusi nuk do të marrë fund, pavarëisht strategjive të izolimit. Ne duhet të zhvillojmë mekanizma për t’u marrë mirë me të”, shtoi ai.

“Ne duhet të kemi 12 muaj karantinë. E di që kjo do të ketë ndikim në jetën e njerëzve, por kjo është ajo që nevoitet”, shtoi ai.

Ai ka theksuar se nuk është imunolog, por ka shtuar se e vetmja mënyrë shkencore për të mposhtur pandeminë është izolimi masiv.

Një punim shkencor i tij, në të cilin parashikohej pandemia, e cila sipas tij ka shtrirjen e përhapjes sikurse kanceri, ishte publikuar kur ai ishte vetëm 16 vjec.

Ai ka shtuar se pavarësisht që njerëzit po respektojnë rregullat, në muajin shkurt të vitit të ardhshëm pandemia do zgjerohet edhe më shumë.

“Masat shtrënguese nuk ndihmojnë. Sapo të lirohen masat, njerëzit do të vazhdojnë të lëvizin dhe të udhëtojnë, gjë e cila do të bëjë virusin më kërcënues”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco