‘Nga janari do kemi vaksinat e para për Covid’/ Ministri italian jep lajmin e mirë

‘Nga janari do kemi vaksinat e para për Covid’/ Ministri italian jep lajmin e mirë

18:55, 02/12/2020

Në një fjalim para Senatit, Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza, ka dhënë lajmin se nga janari, vendi fqinj do të ketë vaksinat e para ndaj COVID-19.

Ministri Speranza deklaroi se Italia ka në plan të bëjë një program falas vaksinimi masiv në popullatë në fillim të 2021, teksa premton se do të ketë fillimisht plot 202 milionë doza, por është në pritje të miratimit nga Agjencia Europiane e Barnave.

Duket se Italia do të presë BE për të miratuar një nga vaksinat ndaj COVID-19, me të gjitha gjasat Pfizer dhe Moderna që do të shqyrtohen njëra në dhjetor, tjetra në janar.

Nga ana tjetër Britania e Madhe ka fituar garën për miratimin e vaksinës ndaj COVID-19 pasi sot dha ‘ok’ për rastet emergjente.

Po ashtu edhe Greqia, vend fqinj i Shqipërisë ka dhënë sinjale se në javët e ardhshme do të ketë një vaksinë ndaj COVID-19.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë ministri i jashtëm italian, Luigi Di Maio u zotua se sapo Italia të sigurojë vaksinën ndaj COVID-19, do e ndihmojë edhe Shqipërinë ta ketë shumë shpejt atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco