1180 raste me Covid-19 në muajin nëntor në Gjilan,  spitali në mungesë së oksigjenit

1180 raste me Covid-19 në muajin nëntor në Gjilan, spitali në mungesë së oksigjenit

16:23, 02/12/2020

Rastet me COVID-19 kanë shënuar rritje në komunën e Gjilanit.

Gjendja aktuale prej muajit mars është 19 raste, prill 36 raste, maj 32 raste, qershor 99 raste, korrik 301 raste, gusht 366 raste, shtator 172 raste, tetor 454 raste dhe në muajin nëntor janë gjithsesj 1 mijë e 1180 raste.

Këtë e ka bërë të ditur në një postim në rrjetin social 'Facebook', nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.

Po ashtu ai ka thënë se është shqetësuese furnizimi me oksigjen dhe me sasinë e dytë të vaksinave kundër gripit sezonal.

‘Ndërkohë që, mbetet shqetësuese furnizimi me oksigjen dhe me sasinë e dytë të vaksinave kundër gripit sezonal. Po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë, që Spitali Rajonal i Gjilanit në mënyrë emergjente të furnizohet me oksigjen, pasi që është jetike për tejkalim të situatës. Gjithashtu, duhet që urgjentisht, Ministria e Shëndetësisë, t’i furnizojë QKMF-të me sasi më të madhe të vaksinave të gripit sezonal, duke sjellur sasinë e dytë të nevojshme, sepse kërkesa për të është shumë e madhe nga qytetarët tanë’, u shpreh Ismajli.

Më poshtë keni postimin e plotë:

Të dashur qytetarë, Shifrat tregojnë që situata pandemike ka shënuar rritje të rasteve me COVID19 nga muaji në muaj,...

Posted by Arbër R. Ismajli on Wednesday, December 2, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco