Pak orë pas lajmit se Britania do nisë vaksinimin, Interpol lëshon alarmin, ja çfarë paralajmëron

Pak orë pas lajmit se Britania do nisë vaksinimin, Interpol lëshon alarmin, ja çfarë paralajmëron

11:38, 02/12/2020

Pak orë pas lajmit se Britania u bë vendi i parë që miratoi vaksinën kundër koronavirusit për përdorim të gjerë dhe imunizimi pritet të nisë që nga java e ardhshme, Interpol ka lëshuar alarmin për sigurinë e qytetarëve.

Siç shkruan The Guardian, rrjetet e organizuara kriminale mund të synojnë vaksinat dhe të nisin shitje të dozave të rreme.

Agjencia globale e koordinimit të policisë, Interpol tha se kishte lëshuar një alarm global për zbatimin e ligjit në 194 vendet anëtare të saj, duke i paralajmëruar që të përgatiten për rrjetet e krimit të organizuar që synojnë vaksinat kundër Covid-19, si fizikisht ashtu edhe në internet.

Sekretari i përgjithshëm i Interpol Jürgen Stock tha:

“Ndërsa qeveritë po përgatiten të nisin vaksinimin, organizatat kriminale po planifikojnë të infiltrojnë ose të ndërpresin zinxhirët e furnizimit. Rrjetet kriminale do të synojnë gjithashtu të kontaktojnë qytetarë që nuk dyshojnë vërtetësinë, përmes faqeve të internetit të rreme dhe vaksinave false, të cilat mund të paraqesin një rrezik për shëndetin dhe jetët e njerëzve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco