Gjermani/ Rekord viktimash nga koronavirusi

Gjermani/ Rekord viktimash nga koronavirusi

11:29, 02/12/2020

Gjermania ka regjistruar një rekord të viktimave një-ditore të koronavirusit edhe pse numri i rasteve të reja është stabilizuar.

Instituti Robert Koch tha se 487 persona të tjerë të prekur nga koronavirusi vdiqën gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 17.123 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi.

Numri i rasteve të reja është stabilizuar ditëve të fundit, por ende mbetet i lartë krahasuar me muajt e mëparshëm.

Gjatë 24 orëve të fundit, 17.270 raste të tjera u raportuan në mbarë vendin, shifër pak më e ulët krahasuar me mesataren 7-ditore prej 17.631 rasteve. Javën e mëparshme, brenda shtatë ditëve u raportua një mesatare prej 18.287 rastesh,

Instituti u bëri thirrje njerëzve të respektojnë masat e koronavirusit, përfshirë rregullat e higjienës dhe distancimit fizik.

"Përderisa incidenca 7-ditore në mesin e grupeve të moshës më të re është e qëndrueshme ose po shënon një rënie të ulët, incidenca midis njerëzve të moshuar vazhdon të rritet më tej", tha instituti.

Sipas institutit gjerman, kjo mund të shmanget nëse parandalohet përhapja e virusit me ndihmën e kontrollit të infeksionit.

Që nga shpërthimi i koronavirusit, Gjermania ka regjistruar mbi 1.08 milionë raste, shifër e cila e rendit vendin të pestin në Evropë pas Francës, Spanjës, Britanisë së Madhe dhe Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco