Mashtrimet në Forbes/ Eksperti: Rama gënjen për pandeminë

Mashtrimet në Forbes/ Eksperti: Rama gënjen për pandeminë

19:53, 01/12/2020

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën Forbes, ku mes mashtrimeve të tjera, thotë se Shqipëria e ka menaxhuar shumë mirë pandeminë. Por eksperti Erion Dasho e quan këtë një mashtrim.

“Pasi nuk ecën mashtrimi me shqiptarët, vazhdohet me mashtrime të nivelit ndërkombëtar!!!

Intervista e sotme në Forbes e kryeministrit Rama ku ai pretendon se "Shqipëria bën pjesë ndër vendet më pak të prekura nga COVID"!!!

Është e paqartë se me cilin kut e mat kryeministri "mos prekjen"!

Me numrin më të ulët të testeve në Europë?! Me vdekshmërinë reanimatore ndër më të lartat në botë?! Me faktin që shtetasit e vet paguajnë dhjetëra milion euro çdo muaj nga xhepi për testim dhe trajtim?! Me faktin që shqiptarët janë izoluar nga bota si në kohën e komunizmit?! Me faktin që sipas liderit të opozitës ka fshehur gjysmat e vdekjeve?! Me faktin që sipas INSTAT kanë vdekur katër herë më shumë shqiptarë nga COVID se sa ka raportuar ai?!

Ndoshta Forbes mund të na sqarojë...”, shkruan Dasho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco