Infektohet kryesekretarja, mbyllet Gjykata e Lezhës

Infektohet kryesekretarja, mbyllet Gjykata e Lezhës

16:45, 01/12/2020

Për shkak të situatës alarmante me koronavirusin është pezulluar puna edhe në Gjykatën e Lezhës.

Burime për media njoftojnë se pasi kryesekretarja e gjykatës ka rezultuar pozitive me COVID-19 dhe kontakteve të saj të shumta me personelin e këtij institucioni është vendosur që të ndërpritet puna.

Mësohet se nga ky efekt do të përjashtohet shërbime gjyqësore që lidhen me çështje të natyrës urgjente.

Aktualisht kujtojmë se disa gjykata në vend kanë pezulluar punën për shkak të COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco