Kosovari që mori vaksinën anti-covid, zbulon efektet anësore që i përjetoi

Kosovari që mori vaksinën anti-covid, zbulon efektet anësore që i përjetoi

16:18, 01/12/2020

Kosovari Imer Shehu që jeton në Angli ka vendosur që ta marrë vaksinën anti-Covid.

Britania e Madhe nisi testimin e vaksinës kundër koronavirusit dhe ndër 10,000 vullnetarët e përzgjedhur për fazën e tretë të testimit është edhe Imer Shehu nga Kosova.

Ai zbuloi se e mori këtë vendim pasi i ndërruan jetë prindërit pikërisht pasi ishin të infektuar me koronavirus.

43-vjeçari u shpreh për emisionin “Shqipëria Live” se ka dy muaj në procesin e vaksinimit dhe se para pesë ditësh ka marrë vaksinën e dytë.

Sipas tij, janë edhe dy shqiptarë të tjerë që kanë marrë vaksinën.

“Vaksinën e parë e kam bërë me 6 nëntor dhe ditën e premte të javës së kaluar kam bërë vaksinën e dytë. Vaksina e dytë nuk është me test, është e konfirmuar nga autoritetet se kjo vaksinë do të bëhet për popullatën. Kam zgjedhur kompaninë, pasi kam besim tek ajo kompani. Vaksina e parë ka qenë e mundimshme, kam patur dhimbje koke dhe trupi”, tha Imeri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco