Vdes nga koronavirusi infermierja e Spitalit të Gjakovës

Vdes nga koronavirusi infermierja e Spitalit të Gjakovës

14:34, 01/12/2020

Është ndarë nga jeta infermierja e Spitalit të Gjakovës, Vjollca Berisha.

Berisha nuk arriti ta fitonte betejën me koronavirusin, kështu ajo vdiq tri ditë para pensionimit.

Njoftimi i plotë i spitalit:

Ndahet nga jeta Infermierja Vjollca Berisha,

Vjollca Berisha (1955-2020) në spital të gjithë kemi thirre me emrin motra Voca, sot u nda nga jeta tre dite para pensionimit. Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë punoj me shume se 45 vite, duke qene çdo here afër pacientave.

Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë, motra Voca nuk e fitoi betejën me këtë virus të rrezikshëm.

Do ta kujtojmë gjithmonë për urtësinë e saj, për punën e palodhshme, ishte shume e nderuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë dhe shume e dashur për pacientët.

Menagjmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Ju rikujtojmë qytetarëve se spitalet po mbushen, të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco