Vdes Presidenti i firmës më të njohur luksoze, projektuesi i çantës së famshme

Vdes Presidenti i firmës më të njohur luksoze, projektuesi i çantës së famshme

14:06, 01/12/2020

Është ndarë në moshën 83 vjeçare, presidenti i kompanisë franceze ‘'Longchamp’',Philippe Casgren pas infektimit me COVID-19.

Projektuesi i çantës së famshme ‘’Le Pilage’’ vdiq më 28 nëntor nga ndërlikimet e sëmundjes.

Kompania franceze e produkteve të lëkurës bëri dje njoftimin e mëposhtëm në mediat sociale:

"Longchamp sapo ka humbur presidentin e saj, Philippe Casgren, i cili ka kontribuar në suksesin e këtij biznesi familjar me energjinë dhe talentin e tij për 60 vjet, vite rresht ".

Marka franceze ''Longchamp'', është një nga markat e preferuara të artikujve prej lëkure luksoze, të gjitha grave. 

Kompania u themelua në Paris në 1948 nga Jean Casgren dhe që nga ajo kohë ka krijuar një zinxhir të madh me 300 dyqane dhe ndodhet në 1500 pika të shitjes.

Këtë vit kompania festoi 70 vjetorin e saj me një dyqan të ri në New York.

Drejtoresha e ‘’Longchamp’’ Sophie Delafontaine duke dashur t’i drejtohet një publiku më të ri, vendosi që Kendall Jenner të ishte muza e tyre. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco