VOA: Në Shqipëri situata e Covid nuk është aspak premtuese

VOA: Në Shqipëri situata e Covid nuk është aspak premtuese

20:07, 29/11/2020

Nga Zëri i Amerikës

Në Shqipëri rastet e reja ditore me COVID 19 kërcyen sot në nivelin e 835 të prekurve, një ndër shifrat më të larta të regjistruara deri më tani.

Më 20 nëntor, ishte regjistruar maksimumi me 836 raste, por kur ishin realizuar 2677 testime, një nga shifrat rekord.

Ndërkohë që në 24 orët e fundit janë kryer 2253 tamponë. Për pasojë pozitiviteti u ngjit në nivelin më të lartë, prej 37 përqind.

Pozitiviteti (raporti mes rasteve të konfirmuara dhe testimeve) është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Në krahasim me një ditë më parë, të dhënat e bëra publike të dielën pasdite, tregojnë se rastet e reja u rritën me gati 300 të infektuar. Sipas ministrisë së Shëndetësisë “rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 306 raste në Tiranë, 59 në Vlorë, 52 në Lushnje, 50 në Shkodër, 45 në Berat, 37 në Korçë, 29 në Durrës, 27 në Sarandë, 23 në Pogradec, 22 në Fier, 20 në Gjirokastër, 18 në Librazhd, nga 14 raste në Kavajë, Peqin, nga 13 raste në Krujë, Përmet, Gramsh, nga 10 raste në Kukës, Dibër, nga 9 raste në Skrapar, Pukë, nga 7 raste në Elbasan, Kuçovë, 6 në Tepelenë, 5 në Kolonjë, nga 4 raste në Has, Malësi e Madhe, 3 në Mallakastër, nga 2 raste në Mat, Delvinë, nga 1 rast në Devoll, Bulqizë”.

Edhe 24 orët e fundit shënuan një numër të lartë viktimash, 11 vdekje, por ndjeshëm më ulët se një ditë më parë kur ishin regjistruar 18 humbje jete.

Të dhënat zyrtare dëshmojnë se viktimat - 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra - ishin të moshave nga 59 vjeç në 79 vjeç.

Situata nuk duket aspak premtuese, nëse shihet situata në spitale, ku numri i pacientëve, e në veçanti i atyre në gjendje të rëndë, po shtohet dita ditës.

“Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 482 pacientë, 29 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar”, bën të ditur ministria.

Ndërsa numri total i të infektuarve ka shkuar në 37.625, gati gjysma e tyre janë raste ende aktive. MBi 9300 janë vetëm në Tiranë, epiqendra e epidemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco