Rritje alarmante e numrit të viktimave nga Covid-19 në Itali

Rritje alarmante e numrit të viktimave nga Covid-19 në Itali

17:31, 26/11/2020

Në Itali janë shënuar shifra të frikshme nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Janë regjistuar 822 viktima, me 722 që ishin një ditë më parë, ndërsa është shënuar rritje e numrit të rasteve të reja 29,003, krahasuar me një ditë më parë.

Lombardi është vendi që ka numrin më të lartë infektimeve me 5,697, më pas Veneto 4,000 dhe Campania mbi 3,000.

Tani rastet totale të Covid-19 tejkalojnë një milion e gjysmë, duke arritur në 1,509,875.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco