Ditë e zezë në Shqipëri/ 19 të vdekur nga Covid dhe 744 raste të reja në 24 orë

Ditë e zezë në Shqipëri/ 19 të vdekur nga Covid dhe 744 raste të reja në 24 orë

16:27, 24/11/2020

Një ditë e zezë sot në Shqipëri.

19 qytetarë kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit, Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se shumica e viktimave janë nga Tirana.

Ndërkaq janë 744 raste të reja me koronavirus në të gjithë vendin, ku sërish Tirana kryeson me 307 raste.

Siç edhe duket nga shifrat, situata e koronavirusit në Shqipëri është totalisht jashtë kontrollit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2.505 testime, 436 të shëruar, 744 raste të reja dhe 19 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19. Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë me përpikmëri rregullat, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin detyrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona.

Ju informojmë për situatën e covid19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.505 testime, prej të cilave 410 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 744 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

307 raste në Tiranë, 85 në Fier, 44 në Lushnje, 39 në Kavajë, 34 në Elbasan, 33 në Shkodër, 32 në Durrës, 29 në Vlorë, nga 24 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Përmet, 14 në Lezhë, 11 në Berat, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Kuçovë, Skrapar, nga 6 raste në Mat, Tepelenë, nga 5 raste në Mallakastër, Pogradec, 4 në Kolonjë, 1 në Devoll.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.666 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 19 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

7 qytetar nga Tirana, 2 qytetare nga Elbasani, 2 qytetar nga Saranda 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetare nga Pogradeci, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 59 vjeç deri në 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

U drejtohemi me një apel për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur grumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (24 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                 744

Të shëruar ne 24 orë             436

Të shtruar në spitale               455

Humbje jete në 24 orë            19

Testime ditore                         2.505

Testime totale              177.705

Raste pozitive               34.300

Raste të shëruara        16.666

Raste Aktive                 16.899

Humbje jete                 735

 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  8703

Fier      1333

Durrës             1246

Korçë   951

Shkodër 875

Vlorë   827

Elbasan 795

Lezhë   673

Berat   510

Gjirokastër 474

Kukës   362

Dibër   150

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco