Armend Zemaj: Testimet për COVID-19 në spitalet rajonale, çështje ditësh

Armend Zemaj: Testimet për COVID-19 në spitalet rajonale, çështje ditësh

15:08, 24/11/2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka vizituar Spitalin Rajonal të Gjilanit.Ai para mediave tha se kapacitetet e testimeve janë katërfishuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ndërsa sa i përket testimeve PCR, testime për COVID-19, tha se është çështje ditësh për të filluar edhe nëpër spitalet rajonale në vend.

“Kapacitetet testuese janë katërfishuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe ju i shihni edhe në shifra ato kapacitete kanë mbuluar edhe kërkesat edhe nevojat të qendrës këtu rajonale por punën do ta lehtësojë vetë pajisja PCR. Këtu kanë filluar punën edhe specializantët e rinj të cilët janë duke u trajnuar. Është çështje ditësh, ka edhe procedura të tjera teknike, pajisjet kanë ardhë është bërë referimi përmes Bankës Botërore të cilat janë blerje nga Ministria e Shëndetësisë. Vetëm procedurat ata i udhëheqin për hir të transparencës dhe efikasitetit në procedurë”, tregoi Zemaj.

Në komunë e Gjilanit dje janë shënuar 28 raste të reja me coronavirus, përderisa në nivel vendi janë regjistruar 645 raste, dhe 12 persna kanë vdekur brenda 24 orëve si pasojë e COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco