COVID-19/ Gjermania ‘makina e tamponit', ja sa kryen në një javë

COVID-19/ Gjermania ‘makina e tamponit', ja sa kryen në një javë

12:31, 24/11/2020

Në Gjermani bërja e tamponit është e organizuar deri në detaje më të vogla:

nga 160 mijë në javë në marsin e kaluar, tani kryhen rreth dy milion për të njejtë peridhë kohe.

Mjekët e familjes kanë zyrat e tyre në katin e parë, ata janë si klinika të vogla dhe kjo është pikërisht vendi ku qytetarët shkojnë të bëjnë tamponin.

''Është e rëndësishme që mjekët e përgjithshëm të bëjnë analiza në kohë’' shpjegon një mjek- sepse nëse rezultati është pozitiv, unë i telefonoj çdo pacienti në mënyrë individuale dhe i shpjegoj se çfarë duhet të bëjë dhe sa kohë duhet të rri i izoluar’.

‘Ata menjëherë më dhanë një takim – shpjegon një italiane që jeton në Berlin e cila i’u drejtua mjekut të saj të përgjithshëm dhe pas dy orësh unë bëra tamponin.

Por kjo nuk është e gjitha sepse përveç laboratorëve të mjekëve të përgjithshëm ka edhe qendra të ngritura në të gjithë Berlinin, ato quhen ‘Testplatz’ ku qytetarët gjithashtu mund të shkojnë atje për t’iu nënshtruar testeve.

E njëjta organizatë është parashikuar të shpërndajë dhe vaksinën.

Në Gjermani ato tashmë janë organizuar dhe në qytetin e Berlinit është hartuar një plan që përfshin gjashtë pika shpërndarjeje . 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco