Austria nis në janar vaksinimin e popullsisë kundër koronavirusit

Austria nis në janar vaksinimin e popullsisë kundër koronavirusit

11:56, 24/11/2020

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, ka thënë se vendi i tij do të jetë i gatshëm për vaksinimin e popullsisë në  janar të vitit 2021.

Fushata e vaksinimit kundër pandemisë së koronavirusit është planifikuar të fillojë në janar të vitit 2021. Ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober, njoftoi këtë të martë në një konferencë shtypi se vaksinimet e para do të ndodhin te të moshuarit.

Shtëpitë e pleqve duhet t’i fillojnë vaksinimet te njerëzit mbi moshën 65-vjeçare dhe me stafin shëndetësor.

Prandaj, grupet me rrezik të lartë, me sëmundje të përcaktuara para ekzistuese, si dhe personeli i infermierëve e mjekëve në spitale, ordinanca, punëtorët e  shpëtimit dhe shërbimet sociale gjithashtu kanë përparësi më të lartë të vaksinimit.

Ministri i Shëndetësisë dëshiron të arrijë një përqindje të mbulimit të vaksinimit mbi 50 përqind. Popullsia e përgjithshme gjithashtu do të vaksinohet nga tremujori i dytë i vitit 2021, shkruan Salzburg24. /Express/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco