A po na e manipulon virusi sjelljen në mënyrë që të shumohet?

A po na e manipulon virusi sjelljen në mënyrë që të shumohet?

10:32, 24/11/2020

A mundet që viruset, si ky që shkakton Covid-19, të sulmojnë trurin tonë dhe të ndryshojnë sjelljen- duke zgjatur në këtë mënyrë pandeminë?

Ky është një sugjerim që vjen nga shkencëtarët amerikanë, shkruan Daily Mail.

Sipas gazetës së njohur, shkencëtarët kanë zbuluar se koronavirusi mund të manipulojë sjelljen e personave të infektuar, ndonjëherë edhe përpara se të shfaqen simptomat, duke i bërë ata më të shoqërueshëm. Në këtë mënyrë, virusi siguron shumimin dhe përhapjen më të madhe.

Në fakt, të tilla efekte të virusit, të njohura si ‘manipulimi i sjelljes së bartësit’ nuk janë diçka e re, madje janë raportuar më parë edhe për virusin e gripit dhe atë të tërbimit.

Teoria është se patogjenët e bëjnë këtë gjë për të maksimizuar shkallën e riprodhimit. Në këtë mënyrë, përmes përhapjes, virusi siguron mbijetesën.

Shkencëtarët e Universitetit Shtetëror të Nju Jorkut thonë se Covid-19 mund të jetë duke ndryshuar sjelljen e personave që infektohen për të bërë të mundur që ata të transmetojnë sa më shumë virusin.

Një ide është se kjo ndodh gjatë periudhës së inkubacionit, kur personat e infektuar nuk shfaqin simptoma. Shkencëtarët kanë zbuluar se virusi futet në një pjesë të trurit, e njohur si korteksi anterior, që kujdeset për sjelljen sociale të njerëzve. Duke manipuluar këtë pjesë të trurit, virusi bën që njerëzit në vend që të ruajnë distancimin, të mblidhen më shumë me njëri-tjetrin.

Një shkencëtar i njohur britanik, Frank Ryan thotë se virusi mund ta bëjë këtë gjë edhe duke ndikuar te niveli i hormoneve. Në këtë mënyrë ndryshohet sjellja, duke na bërë më të shoqërueshëm në një kohë kur duhet të rrimë sa më larg njëri-tjetrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco