BE do të furnizojë spitalet me 200 robotë dezinfektues

BE do të furnizojë spitalet me 200 robotë dezinfektues

09:43, 24/11/2020

Në kuadrin e përpjekjeve të tij të vazhdueshme kundër përhapjes së koronavirusit dhe për të siguruar shtetet anëtare me pajisjet e nevojshme, Komisioni Evropian filloi blerjen e 200 robotëve dezinfektues që do të dorëzohen në spitale në të gjithë Evropën.

Në përgjithësi, një buxhet i dedikuar deri në 12 milionë euro është në dispozicion nga Instrumenti i Ndihmës Emergjente (ESI). Spitalet nga shumica e shteteve anëtare shprehën një nevojë dhe interes për të marrë këta robotë, të cilët mund të dezinfektojnë dhomat standarde të pacientëve, duke përdorur dritën ultraviolet, brenda 15 minutash, dhe kështu të ndihmojnë në parandalimin dhe zvogëlimin e përhapjes së virusit.

Procesi kontrollohet nga një operator, i cili do të vendoset jashtë hapësirës për t'u dezinfektuar, në mënyrë që të shmanget çdo ekspozim ndaj dritës UV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco