Mbi 100 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje të rëndë

Mbi 100 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje të rëndë

09:11, 24/11/2020

Në Spitalin e Pejës janë të hospitalizuar 117 pacientë me COVID-19.

Në raportin ditor nga Spitali, bëhet e ditur se nga 117 pacientë, 91 po trajtohen me oksigjeonterapi, 4 janë në respiratorë, ndërsa prej tyre 17 janë në gjendje më të rëndë.

Në këtë Spital gjatë 24 orëve janë shëruar 7 pacientë.

Nga personeli i Spitalit aktualisht janë 29 të infektuar me COVID-19, prej tyre 10 mjekë, 12 infermierë dhe 7 punëtorë të shërbimit administrativ dhe teknik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco