Gjermania shënon mbi 13.500 raste me koronavirus për një ditë

Gjermania shënon mbi 13.500 raste me koronavirus për një ditë

08:19, 24/11/2020

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 13.554 raste të reja të koronavirusit.

 

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 942.687, shkruan The Guardian.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 249 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 14.361.

 

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera, transmeton Gazeta Express.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco