Gjimnazi “Ahmet Gashi” kalon në mësim online

Gjimnazi “Ahmet Gashi” kalon në mësim online

21:46, 30/10/2020

Gjimnazi i shkencave shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë ka njoftuar se nga data 30.10.2020 deri më datën 13.11.2020 mban mësim në distancë (online).

Kjo pasi pas testimit që iu ka bërë disa klasave dhe personelit mësimor e teknik, me COVID-19 pozitiv kanë rezultuar 17 nxënës, 6 mësimdhënës dhe 1 punëtor teknik.

Pas testimit që iu ka bërë disa klasëve dhe personelit mësimor e teknik, me COVID-19 pozitiv kanë rezultuar 17 nxënës, 6 mësimdhënës dhe 1 punëtor teknik.

Përveç tjerash, në faqën e gjimnazit u bënë me dije edhe detajet për mbajtjen e mësimit.

Postimi i plotë:

“Të dashur nxënës e të respektuar prindër e mësimdhënës!

Kosova po kalon një situatë jo të lehtë për shkak të pandemisë,ashtu si e tërë bota,prandaj edhe sistemi i arsimit ka pengesa në përmbushjen e standardeve të mësimdhënies dhe mësimnxënies,gjegjësisht në përmbushjen e rezultateve të dëshiruara.

Edhe shkolla jonë po kalon nëpër të njëjtat vështërësi,mirëpo udhëheqja e shkollës,personeli arsimor dhe stafi teknik po mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme për t’a zhvilluar procesin mësimor.

Me rekomandimin e IKSHP-së , shkolla jonë kalon nga Skenari A në Skenarin C dhe nga data 30.10.2020 deri me datën 13.11.2020 mban mësim në distancë (online).

Mësimi online për nxënës do të organizohet nga shkolla. Ora mësimore zgjat 40 minuta.

– Ndërrimi i parë fillon mësimin në ora 8:00 dhe mbaron në ora 12:30

– Ndërrimi i dytë fillon mësimin në ora 13:00 dhe mbaron në ora 17:30.

Kujdestarët e klasëve do t’ua dërgojnë klasëve të tyre kodet dhe fjalëkalimet për kyçje në platformën Zoom.

Të gjithë nxënësit janë të obliguar që të qasen në mësim sipas orarit mësimor.

Nxënësit evidentohen nga mësimdhënësit!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco