BE: Shpërndarja e vaksinës mes vendeve të bllokut do të jetë i drejtë

BE: Shpërndarja e vaksinës mes vendeve të bllokut do të jetë i drejtë

10:11, 30/10/2020

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë deklaruar se shpërndarja e vaksinave kundër midis vendeve të bllokut do të jetë e drejtë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, zhvilluan një takim përmes video-konferencës pas Samitit të liderëve të BE-së.

Duke theksuar se gjendja aktuale e pandemisë në Evropë është shumë serioze, Von der Leyen tha se numri i personave të shtruar në spital dhe viktimave po rritet ndjeshëm.

"Nëse nuk marrim masa tani, përhapja e pandemisë do të dëmtojë sistemin tonë shëndetësor", theksoi ajo.

Von der Leyen po ashtu foli mbi zhvillimet e fundit lidhur me vaksinën kundër COVID-19. Ajo tha se BE-ja tashmë ka nënshkruar kontrata blerjeje me tri kompani të ndryshme dhe se negociatat me katër kompani të tjera po vazhdojnë.

"Vendet anëtare do të marrin vaksinat njëkohësisht, në të njëjtat kushte dhe sipas popullatës së tyre", shtoi ajo.

Nga ana tjetër, Mishel theksoi se vendet anëtare të BE-së u pajtuan për shpërndarje të drejtë të vaksinave.

"Punonjësve shëndetësorë, atyre me sëmundje kronike dhe të moshuarve do t'u jepet përparësi për vaksinim", tha Mishel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco