OBSH/Izolimet kombëtare duhet të jenë opsioni i fundit

OBSH/Izolimet kombëtare duhet të jenë opsioni i fundit

22:11, 29/10/2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Evropë tha të enjten tha se izolimet kombëtare duhet të trajtohen si një "opsion i fundit" në luftimin e pandemisë.

Organizata tha se Evropa është përsëri në "epiqendrën" e pandemisë.

"Izolimi i shoqërisë do të parandalonte transmetimin e koronavirusit dhe do t'i jepte sistemit shëndetësor hapësirën e nevojshme, por ai gjithashtu ka një kosto të madhe", tha drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Gjithnjë e më shumë vende evropiane po miratojnë masa drastike për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Kluge tha se një përgjigje e fortë ndaj pandemisë, nuk do të thoshte izolime të rrepta, siç ndodhën në pranverë.

Pasojat e izolimeve përfshijnë shëndetin e dobët mendor, rritjen e dhunës në familje dhe dëmtimin e ekonomisë, paralajmëroi ai.

"Duke pasur parasysh këto realitete, ne i konsiderojmë bllokimet kombëtare një mundësi të fundit", tha zyrtari i OBSH-së."Evropa është në epiqendrën e kësaj pandemie edhe një herë," tha Kluge, duke treguar se nivelet e vdekshmërisë dhe shtrimet në spital gjithashtu po rriteshin.

 

OBSH-ja në Evropë përfshin 53 vende, përfshirë Rusinë dhe vendet në Azinë Qendrore. Organizata tha se rajoni kishte kaluar "momentin historik prej 10 milionë rastesh me koronavirus" të enjten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco