12 viktima në 24 orë/ Greqia shënon rekord të infektuarish me Covid-19

12 viktima në 24 orë/ Greqia shënon rekord të infektuarish me Covid-19

18:10, 29/10/2020

Gjatë 24 orëve te fundit, Greqia ka shënuar një rekord të infektimeve me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 1,211 raste të reja, prej tyre 35 në Atikë dhe 275 në Selanik.

Po ashtu 12 qytetarë nuk kanë arritur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm, duke e çuar në 615 numrin e viktimave që nga shpërthimi i pandemisë.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i rasteve në shtetin grek është 35510, nga të cilat 55.2% janë burra. Autoritetet njoftojnë se 114 bashkëqytetarë po trajtohen me intubim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco