Mikrobiologu jep shpresë: Mbyllja totale është opsioni i fundit

Mikrobiologu jep shpresë: Mbyllja totale është opsioni i fundit

17:51, 29/10/2020

Mikrobiologu Lul Raka, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Frontal’, ka folur rreth situatës epidemiologjike me Covid- 19 në Kosovë, raporton Syri.net Kosova.

Sipas tij, në këtë situatë ekspertët e kanë paralajmëruar qysh para gjashtë muajve.

Ndërsa ai shprehet se mbyllja totale është opsioni i fundit, raporton Syri Kosova.

Mikrobiologu Raka, ka folur edhe rreth ecurisë së hapjes së shkollave, përkeqësimi i motit dhe gripi sezonal.

“Ecuria ka shku shumë ma mirë se që e kemi parashikuar tek shkollat. Sistemi i tre ngjyrëshit ka shkuar shumë mirë. Përkeqësimi i motit e rritë numrin e rasteve, dhe elementi i tretë është sezoni i gripit. Rritja është e dukshme ditëve të fundit. Rreziku më i madh i përhapjes së Covid është në kafiteri”, ka thënë Raka, raporton Syri Kosova.

Tutje ai shprehet se kemi pasur rritje të konsiderueshëm të infektuar me Covid.

“Ditëve të fundit e kemi pa që në Kosovë që përveç kafiterive, kemi pa që numër të konsiderueshëm të infektimeve me Covid ka pasur edhe në administratë”, u shpreh Raka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco