Zemaj: Statistikat e të infektuarve me virusin Covid-19, janë tejet shqetësuese për vendin tonë

Zemaj: Statistikat e të infektuarve me virusin Covid-19, janë tejet shqetësuese për vendin tonë

17:38, 29/10/2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka shkruar se është takuar me ambasadoren e Mbretërisë së Holandë, Carin Lobbezoo, raporton Syri Kosova

Sipas tij, me ambasadoren kanë diskutuar për situatën nëpër të cilën po kalon Kosova gjatë pandemisë.

“Statistikat e të infektuarve me virusin Covid 19, janë tejet shqetësuese për vendin tonë dhe kontinentin, prandaj me Ambasadoren Lobbezoo trajtuam çështjen e menaxhimit të situatës, masat anti Covid si dhe këmbimi i përvojave të menaxhimit të situatës dhe përkrahjes nga Mbretëria e Holandës për Kosovën”, ka shkruar Zemaj.

Më poshtë keni postimin e plotë të Ministrit të Shëndetësisë:

 

Me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, znj. Carin Lobbezoo diskutuam për situatën nëpër të cilën po kalon Kosova gjatë...

Posted by Armend Zemaj on Thursday, October 29, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco