Këto janë qytetet më së paku të prekur me virusin COVID-19

Këto janë qytetet më së paku të prekur me virusin COVID-19

19:22, 28/10/2020

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësi, Faik Hoti në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka publikuar situatën epidemiologjike me rastet aktive me virusin COIVID- 19 , sipas Komunave në Republikën e Kosovës prej datës 13 mars deri më 27 tetor 2020, raporton Syri Kosova.

Sipas këtij publikimi komunat që janë prekur më pak nga virusi COVID-19, janë Parteshi e pasuar nga Shtërpca dhe Juniku.

Në Partesh me virusin COVID-19 janë prekur gjithsej 2 persona, janë shëruar 2, ndërsa 0 raste te vdekur dhe 0 raste aktive.

Ndërsa në vendin e dytë është Shtërpca, ku në këtë komunë me virusin COVID-19, janë gjithsej 6 persona, të shëruar 4, ndërsa të vdekur 1, raste aktive 1.

Komuna e tretë është Juniku, në këtë qytet janë gjithsej 10 të infektuar me COVID-19, të shëruar 7, të vdekur 0, raste aktive 3.

Posted by Faik Hoti on Wednesday, October 28, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco